Ambasadori i Gjermanisë në Këshillin e Sigurimit ia ka thënë Serbisë, se e vetmja mënyrë që ajo të hyjë në BE, është njohja e Kosovës.
Këtë deklaratë ambasadori, Christoph Heusgen e bëri në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit që është duke u mbajtur për Kosovën.
Ai madje është tallur me punën që po bënë Serbia për të penguar njohjen e Kosovës. “Duke i shtyrë vendet që ta tërheqin njohjen e Kosovës, ju jeni duke e goditur vetën me duart tuaja dhe unë nuk e kuptoj këtë”, tha ai.
Ai ka folur edhe kundër arritjes së një marrëveshje me ndryshimin e kufijve, duke e quajtur këtë të rrezikshme. “Asnjë në marrëveshje e Brukselit nuk flet për ndryshimin e kufijve apo ndryshimin e territoreve. Ne në Gjermani mendojmë se këto përpjekje janë të rrezikshme për regjionin dhe e destabilizojnë regjionin”, tha ai, raporton KosovaPress.
Lexo edhe: Vlora Çitaku: Kosova nuk negocion për pavarsinë e saj
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...
I tha ‘jo’ Trumpit, Macron shpjegon pse Franca refuzoi të ve...
Tërnava: Bashkësitë fetare në Kosovë kanë pasur lirinë e plo...