Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, takoi Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Phillip Kosnett.
Ministri Lluka e njoftoi diplomatin amerikan për fushën të cilën e mbulon institucioni që ai drejton, sidomos në fushën e energjisë, projektin e “Kosova e Re” dhe sektorin minerar.
I pari i Zhvillimit Ekonomik e falënderoi Ambasadorin për ndihmën e ofruar nga Shtetet e Bashkuara për vendin tonë.
Gjithashtu ministri Lluka tregoi se prioritet i MZHE-së,deri në vitin 2023 është mbyllja e termocentralit “Kosova A”, të rehabilitohet termocentrali “Kosova B”, dhe të fillohet prodhimi në “Kosovën e Re”, njofton Ministria e Zhvillimit Ekonomik.
Në këtë takim u Lluka potencoi se “ Fokusi i Ministrisë është Trepça dhe 11 zonat që kanë potencial për tërheqjen e investitorëve amerikanë”.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...