Këshilli i Nxënësve të Kosovës (KNK) përmes një deklarate për media dënon ashpër rastin e shfrytëzimit dhe keqtrajtimit të bashkëmoshatares së tyre 16-vjeçare në Drenas dhe kërkon ndërmarrjen e masave dënuese për autorët e këtij rasti.
“Ne si Këshill i Nxënësve të Kosovës – strukturë përfaqësuese e nxënësve të të gjitha shkollave të mesme në Kosovë në bashkëpunim me Këshillin Rinor Kosovar (KYC), organizatën nën ombrellën e së cilës funksionojmë, konsiderojmë që ngacmimi dhe shfrytëzimi seksual nga ana e mësimdhënësit dhe policit hetues duhet të dënohet, dhe drejtësia të vihet në vend. Jo rrallë herë nxënësit/et, janë viktima të dhunës qoftë fizike, psikike/emocionale dhe seksuale ushtruar kundrejt nesh nga hisedarë të ndryshëm në institucione ku presim të edukohemi dhe mbrohemi. Reagoni sot, sepse nesër mund të jetë shumë vonë!”, thuhet ndër të tjera në reagim.
Këshilli i Nxënësve të Kosovës është strukturë përfaqësuese e nxënësve brenda territorit të Republikës së Kosovës, e themeluar në vitin 2005 nga Këshilli Rinor Kosovar- KYC organizatë jo qeveritare nën ombrellën e së cilës funksionon kjo strukturë.
Pacolli shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nxënësit ...
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...