Pacolli pas takimit me Pompeo: Amerika ka qenë dhe mbetet bekim për Kosovën

13:45 | 7 Shkurt 2019
M. A.

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shtrënguar duart me Sekretarin amerikan të Shtetit  Mike Pompeo pas një foto familjare gjatë takimit të Koalicionit Global për Mposhtjen e ISIS-it, në Departamentin e Shtetit, të mërkurën më 6 shkurt, 2019 në Uashington, shkruan arbresh.info.

Përmes një postimi në facebook, ministri i jashtëm Behgjet Pacolli ka thënë se rrugëtimi i Kosovës në botë është i mundur vetëm me SHBA-në.

Ai ka shprehur mirënjohje për sekretarin amerikan, Pompe, për çdo gjë që ka bërë për Kosovën.

“Miqësia e përhershme me SHBA-në ka qenë dhe mbetet bekim për Republikën e Kosovës. Rrugëtimi i Kosovës në botë është i mundur vetëm me SHBA-në. Kosova gëzon status të privilegjuar kudo ku në krah ka shtetin më të fuqishëm në botë. Mirënjohje sekretar Pompeo për çdo gjë që bëni për Kosovën dhe popullin e saj”, ka shkruar Pacolli.

Krijimi i Ushtrisë së Kosovës në koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ngrit ndjeshëm kapacitetet e vendit tonë në ndërtimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt

Kështu ka thënë ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, në adresimin e tij para rreth shtatëdhjetë ministrave të jashtëm nga e gjitha bota, që përfaqësonin vendet e tyre në ministerialin e Koalicionit Global kundër ISIS-it, që po i zhvillon punimet në Uashington D.C./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale