Këngëtarja Nora Istrefi, në shenjë proteste kundër dhunës se femrave dhe abuzimit të tyre në institucionet shtetërorë, ka krahasuar rastin e të mitures 16-vjeçare nga Drenasi me atë të kohës së luftës në Kosovë kur serbët kanë dhunuar gratë shqiptare.
Të tillë e quan ajo edhe mësimdhenësin, policin dhe mjekun që abuzoi me të mituren në Drenas, rast pas të cilit edhe po protestohet sot para Policisë së Kosovës në Prishtinë. Në përkrahje të protestës kundër abuzimeve ka dalë edhe këngëtarja Nora Istrefi. Këtë e bëri nëpërmjet një postimi në Instagram.
Në mesin e shumë qytetarëve të vendit, edhe emra të njohur të estradës kanë dalë në përkrahje të protestës kundër abuzimeve.
Në organizim të Iniciativës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë, sot është mbajtur protestë para Policisë së Kosovës.
”Përpara serbët dhunonin femrat shqiptare. Ndërsa tash arsimtarët dhe policët tanë. Turp për Kosovën në çfarë niveli (gjendje) ka ardhur”, ka shkruar Nora Istrefi pranë njërës foto ndërsa tek tjetra ka shkruar: Pedofilat burg të përjetshëm.
Pjesë e protestës ishin emra të njohur për publikun, si: Eliza Hoxha, Dafina Zeqiri, Fatmir Spahiu etj.

21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...