Analisti Enton Abilekaj ishte i ftuari i mbrëmjes së sotme në studion e lajmeve të SYRI.net.
Duke folur përballë gazetarit Alen Xhelili, Abilekaj tha se opozita e ka marrë mendimin e ndërkombëtarëve për protestën e 16 shkurtit.
Sipas tij, kërkesa e palëkundur e opozitës është largimi i Edi Ramës.
‘A do të kemi një faktor ndërkombëtar që të mbështesë opozitën, apo një faktor ndërkombëtar që do të mbështesë qeverinë.
Zyrat diplomatike tashmë e dinë se çfarë projekti ka opozita. Duhet të jenë prezantuar qëndrimet tyre tek opozita dhe me këto qëndrime do të futen në protestën e 16 shkurtit.
Me një kryeministër autokratik si Edi Rama, që mund të ushtrojë dhunë ndaj opozitës dhe që mund të bëjë show, si në rastin me ‘Çadrën’, kur shkoi deri në limitet se nuk mund të bënte më zgjedhje, pasi e braktisën edhe ndërkombëtarët’, deklaroi Enton Abilekaj në studion e SYRI.net.
Haxhiu i bën thirrje opozitës që të vijnë në sallë
Bekë Berisha thotë se do të shkojnë në seancë: Nuk i njoh dy...
Nis seanca për presidentin, sërish pa opozitën
Gola thotë se orientimi i VV’së është për zgjedhjen e Feride...
Seanca e thirrur nga VV për zgjedhjen e Presidentes nga ora ...
Hatixhe Hoxha, mbi 15 vjet ishte pjesë e Vetëvendosjes