Chelsea është duke u përgatitur për një të ardhme pa superyllin Eden Hazard për shkak se belgu ka zbuluar se ka marrë vendim rreth të ardhmes së tij.
Sa i përket Real Madridit, i cili ka qenë pas shërbimeve të Hazardit për më shumë se tri vite që nga tani, mund të ketë përfundimisht sukses në garën për shërbimet e tij gjatë kësaj vere, transmeton portali arbresh.info.
Hazard ka thënë në një dokumentar që është transmetuar sonte (e mërkurë): “E di se çfarë do të bëjë. Kam marr një vendim”
28-vjeçari vazhdimisht ka refuzuar për të vendosur lapsin në kontratën e re te Chelsea dhe marrëveshja e tij aktuale skadon në vitin 2020.
Klubi i ka ofruar atij një marrëveshje rekorde gjatë muajit dhjetor që do t’i siguronte atij 300 mijë funta në javë.
Megjithatë, Hazard iu ka thënë shokëve të tij se Real Madridi është një vend që ai dëshiron të shkoj në fund të këtij edicioni, ndonëse Chelsea insiston ende se ata janë duke pritur një vendim nga belgu./arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...