Iniciativa e Të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë, nesër në orën 12:00 do të protestojë para Policisë së Kosovës, stacioni qendror në Prishtinë.
Kjo protestë, organizohet pas rasteve të fundit të raportuara në media, për përdhunime ndaj grave e vajzave.
I fundit, rasti shokues erdhi nga Drenasi, ku polici ka përdhunuar një vajzë 16 vjeçare.
Në thirrjen e kësaj Iniciative, thuhet kështu:
Përdhunuesit në burg!
Youth Initiative for Human Rights – Kosovë (YIHR KS) fton të gjithë aktivistët/et e qytetarët të mblidhen para Stacionit Policor në Prishtinë për të protestuar kundër dhunës së legjitimuar mbrenda Policisë së Kosovës ndaj grave e vajzave.
Rasti më i fundit, ku dyshohet se një hetues policor ka dhunuar, përndjekur, kërcënuar e abuzuar një të mitur nga Drenasi, na shokoi të gjithëve, e kjo kerkon reagim mbarqytetarë. Nuk duhet të heshtim para rasteve të tilla, e të lejojmë të tjera te zhvillohen në heshtje.
Policia e Kosovës ka për detyrë të na mbrojë, e jo të qëndrojë pas krimeve të tilla.
Ftojmë të gjithë të mblidhemi para policisë në ora 12:00. Së bashku të qendrojmë kundër këtyre padrejtësive e të sigurohemi që raste të tilla mos të përsëriten.
Viktimat duhen të mbrohen, përdhunuesit të dënohen!
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...