Kryeministri viziton fabrikën e çipsave: Vendosja e taksës ka rritur shitjen e produkteve vendore

13:55 | 6 Shkurt 2019
M. A.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka vizituar Fabrikën “Vipa Chips” në fshatin Pestovë të Vushtrrisë.

Ai ka thënë se  me vendosjen e taksës është rritur edhe shitja në fabrikën e çipsave në Kosovë dhe në produktet tjera vendore.

“Është rrit shitja pas vendosjes së taksës, janë rritur edhe të punësuarit fal kësaj. Nuk është merit e imja por merite e kësaj qeverie është zbatimi. Ne lene te parë më nuk ka taks. TVSH nuk paguhet me ne kufi por pas shitjes së produktit”, ka thënë Haradinaj.

Shpërndaje në rrjete sociale