Në fshatin Martiniçi, pranë Danilovgradit, Darko Saveljiqi, me profesion ornitolog, ka ngritur në pronën e tij një fermë gomerësh, e para e këtij lloji në Mal të Zi.
Këtë hap të pazakontë Saveljiqi e ka marrë me qëllim që ta ruaj këtë specie kafshësh nga shfarosja, raporton Anadolu Agency.
“Kjo është një nga speciet më të rrezikuara në Mal të Zi. Numri i tyre mund të jetë i përafërt me numrin e arinjve që ka në Mal të Zi. Kjo fermë ka për qëllim të ruajë gomarin si kafshë, si pjesë e trashëgimisë kulturore të Malit të Zi. Gjithashtu me anë të prodhimit të qumështit, ferma të ketë përfitimin e saj, që të mund të vetmbahet dhe të ketë një fitim. Deri këtu isha mjaft i suksesshëm dhe reagimet janë shumë pozitive”, ka thënë pronari i fermës. Darko Saveljiqi,
“Fillimisht njerëzit ju qeshin, pastaj ju konsiderojnë budalla. Por, kur shohin se kjo është diçka serioze, se një litër qumësht kushton rreth 50 euro, atëherë ata fillojnë t’jua kenë zili”, ka treguar ai.
Ferma tani ka dhjetë gomarë ose një gomarë dhe nëntë gomarka. Tash për tash milet vetëm një gomakë, e cila i jep 0.6 litra qumësht në ditë.
Kjo është veçanërisht interesante, pasi qumshti i gomarit ka shumë veti shëruese.
“Qumështi i gomarit përmban 60 herë më shumë vitaminë C se sa qumështi i lopës. Ka një përqindje shumë të vogël të yndyrës, ka një përmbajtje të lartë ëmbëlsie. Ajo që e dallon nga produktet tjera është se ky qumësht është jashtëzakonisht i dobishëm për trajtimin e sëmundjeve të mushkërive. Kështu, ai ndihmon në trajtimin e bronkitit e kollit dhe ndihmon në rastet e pneumonisë dhe të astmës. Gjithashtu, gjen përdorim tek kremrat më luksoze të lëkurës, ku përbërës kryesor është pikërisht qumështi i gomarit. Ngjyra e qumshtit të gomarit është më ndritshme në krahasim me qumështin e lopës. Ai konsumohet vetëm një decilitër në ditë. 24 orë pas konsumimit të qumështit largohet kollitja. Kjo është pothuaj njëqind për qind e saktë,”, ka thënë Darko.
Qëllim i tij është t’i blejë të gjithë gomarët në Mal të Zi.
“Synoj ta zgjëroj fermën. Do të rris kapacitetin e fermës dhe qëllimi im është të blej të gjithë gomarët në Mal të Zi, që të bëj një fermë të madhe, e cila do të vetëmbahet nga shitja e qumështit”, ka thënë Saveljiq.
(r.m.)
31-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohet nga Gjerma...
Ish-ministri dhe gjashtë zyrtarët e arrestuar për korrupsion...
“Flasim me grushte”, Joshua i bën thirrje Tyson Furyt për nj...
Mbetet pa ujë një zonë në Fushë Kosovë pas shpërthimit të nj...
Amerika kryen sulme “masive” kundër ISIS-it në Siri
Presidenti Begaj: Gazetaria është profesioni më i bukur në b...