Ish-kryeministri Sali Berisha tha se Shqipërisë rrezikon të mos i hapen negociatat sërish, ndërsa e konsideron qeverinë aktuale si regjimin më të keq të lidhur me krimin.
Sipas tij Shqiptarët janë sot para disa momenteve krruciale dhe historike.
“Në Shqipëri, shqiptarët ndodhen para mbylljes së tretë të dyerve për hapjen e negociatave me BE, sepse këtu regjimi i kakistokracisë (më i keqi) është bërë famoz në botë si regjimi i trafiqeve, me trafiqet, për trafiqet.
Kur ti emëron ministrin e Brendshëm dhe del i lidhur me bandat dhe vazhdon me zëvendësin e tij me vëlla trafikant ndërkombëtar dhe ke në krye të grupit parlamentar një njeri me 5 emra i cili ka bërë 58 rrugë me Edmond Begon. Njerëzit që janë të lidhur nuk kanë atdhe. Ata shesin çdo gjë. Ata kanë shpirt vetëm trafiqet dhe përfitimet nga krimi. Ata vijnë nga krimi.
Me Edi Ramën dhe grupin e tij. Merr pak lidhjet e tmerrshme që po dalin tani me bandat. Regjistrimet e publikuara në Zërin e Amerikës dëshmojnë se bankat morën zgjedhjet në Shkodër, Durrës, në Lezhë, në Peshkopi”, tha Berisha.
Rama priti në takim Presidentin Begaj, diskutuan për thellim...
Befasi në Spanjë, pa gola në Itali – rezultatet pas pjesës s...
Vëllaznimi gjen menjëherë zëvendësuesin e Warrick
Hoxhaj: Shtatë shtete të BE-së vendosën veto kundër heqjes s...
Guardiola ka një këshillë për Xabi Alonson
Sigal Prishtina rikthehet tek fitoret në ENBL – triumf...