Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka njoftuar për suspendimin e mjekut nga Prizreni i cili është filmuar duke fyer pacienten e tij.
Pas reagimit të parë ku ministri Ismaili kërkoi që sjellje të tilla të mos tolerohen kanë reaguar SHSKUK-ja dhe vet Spitali i Prizrenit, duke marrë masa të menjëherëshme që mjeku të suspendohet përkohësisht nga puna për veprimet e tij.
“Sapo u njoftova që kirurgu në Prizren është suspenduar nga menaxhmenti i Spitalit të Prizrenit. Ky reagim duhet të jetë mësim për të gjithë ata që abuzojnë me pozitat dhe besimin e dhënë”, ka shkruar Ismaili në Facebook.
Më tej, ai ka thënë se do të vazhdohet të investohet në sistemin shëndetësor dhe te të gjithë punëtorët shëndetsorë me integritet dhe etikë të lartë, por nuk do të ketë tolerancë për abuzim
Udinese në ndjekje të Marash Kumbullës, pritet drita jeshile...
“The Standard” rekomandon Shqipërinë si destinacionin kryeso...
Raporti 24-orësh i Policisë: 109 të arrestuar në Prizren për...
Tentim vrasje në Fushë-Kosovë, i lënduari dërgohet në QKUK
Mbi 55% e votave të rinumëruara, kjo është renditja e partiv...
Vdes një 12-vjeçar pas sulmit të peshkaqenit në Sidney