Kruja ishte ndalesa e radhës e kryedemokratit Lulzim Basha. Para se t’i përgjigjen ftesës për të marrë pjesë në protestën e 16 shkurtit, krutanët i kërkuan Bashës garanci se nuk do të bëjë më marrëveshje me Edi Ramën. Kryeopozitari u zotua se nuk do të ketë 18 maj të dytë.
“Mos i jep më dorën Edi Ramës. Premtoi shqiptarëve dhe krutanëve”, tha një banor.
“Këtu në shesh të Krujës ua premtoj, ajo marrëveshje u bë një herë për të garantuar votën, ai e shkeli. Nuk do të ketë më”, premtoi Basha.
Edhe banorët e Krujës dhe Fushë-Krujës Basha i njohu me planin ekonomik të Partisë Demokratike, për taksa të ulta dhe punësim. Por, më parë, tha kryedemokrati, duhet të largohet Edi Rama.
“Prej 5 vitesh e kemi thënë përpara Bashkisë së Krujës që është monument i kriminalizimit. Tani po e thotë Bota se Edi Rama dhe qeveria e tij janë produkt i krimit dhe jo votës së shqiptarëve. S’kam shumë fjalë për t’ju thënë në 16 shkurt, koha për fjalët ka mbaruar, merrni fatin më 16 shkurt në Tiranë”, deklaroi Basha, raporton tch.
Paralelisht me turin e takimeve të kyetarit, demokratët kanë nisur protesta në disa qytete të Shqipërisë. Rrethrrotullimi i Milotit u bllokua për disa orë, ndërsa në Bulqizë opozita mbështeti protestën e minatorëve për kushte më të mira pune.
Rexhepi: Stërvitjet ushtarake të Serbisë në Bujanoc, kërcëni...
Krimet Ekonomike zbarkuan në ARBK, deklarohet MINTI
Trump presion industrisë amerikane të mbrojtjes: Shtoni prod...
UNICEF tronditet me rastin e 5-vjeçarit: Forcimi i sistemit ...
Nënshkruhet kredia 80 milionë euro për reformat në sektorin ...
Aksident në Dollc të Klinës, katër persona të lënduar