Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta pas qëndrimit zyrtar të këtij të fundit, që kërkon anulimin e projektit për “Unazën e Re” në kryeqytet, të cilin e konsideron tender pa transparencë, pa garë dhe me shkelje të rënda ligjore.
Në një reagim në rrjetet sociale, Kryeministri Rama thotë se Meta vepron njësoj si opozita dhe jo si president. Ndërsa qëndrimin e tij zyrtar për Unazën e Re, e cilëson “dokrra ligjore”.
“E vërteta është se IM është drejtuesi më serioz i opozitës. Kushtetutën e lexon njësoj si ata. Qeverinë e urren njësoj si ata. Rrëmujën e uron njësoj si ata. Po ndryshe nga ata, ai i ul vartësit të mbushin çarçafë me dokrra “ligjore” dhe budallallëkut i del për zot pa pikën e galjes”, thotë Kryeministri Rama.

Historia e luftës së Kosovës ligjërohet në orën e parë mësim...
Nis monitorimi i çmimit të karburantit në Kosovë
Gjykata Supreme ndërpret paraburgimin ndaj N.B, për keqpërdo...
Sulmi i Iranit me dy drona, reagon ashpër Azerbejxhani
Osmani pritet të mbajë konferencë për media
Abdixhiku: Sakrifica është akti më madhështor që formon fati...