Mëngjesin e sotëm në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” është parë Faton Mehmetaj ish-pjesëtar i UÇK-së bashkë me avokatin e tij mbrojtës Arianit Kocin. Mehmetaj është nisur për Hagë pasi ka marrë ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale.
Nuk dihet ende së në çfarë cilësie është ftuar Mehmetaj.
Që nga dërgimi i ftesave të para, nga Gjykata Speciale janë intervistuar disa prej zyrtarëve të lartë të UÇK’së, në mesin e të cilëve është edhe Rrustem Mustafa dhe Sami Lushtaku.
Gjykata Speciale është themeluar nga Kuvendi i Kosovës, i është caktuar selia në Hagë, dhe merret me zbardhjen e krimeve të luftës, vrasjeve politike dhe krimeve tjera, që kanë ndodhur gjatë fundit të luftës dhe fillimit të paqes, përkatësisht viteve 1988-2000.
Faton Mehmetaj ka qenë pjesë e inteligjencës së UÇK’së dhe pasluftës në TMK. Për një mandat ishte edhe anëtar i Bordit të RTK’së. Ka botuar disa libra në mesin e tyre edhe për Shërbimet informative./Insajderi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...