Para dy vitesh, Razer befasoi industrinë teknologjike, duke nxjerrë nga prodhimi një telefon të zgjuar që i dedikohet video-lojërave.
Në fund të vitit të kaluar, u lansua Razer Phone 2, për të cilin ka pasur shumë kërkesa dhe u shit në masë të madhe, transmeton Telegrafi.
Ekrani i veçantë me frekuencë 120 Hz, që nuk shihet te asnjë telefon tjetër dhe tingulli i pakrahasueshëm në sfond, janë përparësitë që e bëjnë të mahnitshëm për adhuruesit e video-lojërave.
Por, ka edhe dobësitë si kamerën e dobët, formatin që kërkon kohë, derisa përdoruesi mësohet ta shfrytëzojë dhe çmimi prej afro 800 eurove, shumë i lartë për ata që nuk janë të përkushtuar për video-lojëra.
Shfrytëzuesit dhe njohësit e telefonave të zgjuar, Razer Phone 2 e vlerësuan si të parin telefon për video-lojëra, si dhe pasardhësin që ka pësuar ndryshime dhe ka hapur mundësi për përmirësim.
Megjithatë, është kërkuar të bëhet më shumë për ekranin.

NATO dhe BE diskutojnë për stabilitetin në Ballkanin Perëndi...
Mblidhet VV-ja, nis organizimi për zgjedhje të brendshme në ...
Gjesti në paraburgim, DJ Gimbo mendon se ai i ka çuar dron n...
Bryan Adams vjen në Kosovë
Tijana Veljkoviq emërohet zëvendësministre në Ministrinë e K...
Sveçla: Kujtimi për viktimat e marsit 2004 është obligim i p...