Piu 35 Viagra për mahi, ereksioni i zgjati… 5 ditë

20:59 | 13 Shtator 2015
Arbresh.info

Një punëtor ndërtimi në Britani piu 35 pilula Viagra në një orë, por përfundoi në spital me një ereksion që i zgjati pesë ditë.
Daniel Medforth tha se i piu pilulat për mahi, pas një basti që kishte vënë kur piu ca. 36-vjeçari tha se nisi të kishte haluçinacione. Gjithçka i dukej jeshile.
Ereksioni nuk i largohej dhe mjekët, pavarësisht se profesionistë, nuk e mbanin dot të qeshurën.
Gruaja e ka falur babanë e dy fëmijëve, ndërsa ereksioni i gjatë i tij nuk i ka hyrë në punë.

Shpërndaje në rrjete sociale