Qytetarët që do të udhëtojnë drejt Kosovës dhe anasjelltas nuk do përballen më me radhë të gjata në Morinë. Në kufi ka nisur zbatimi i marrëveshjes mes dy qeverive dhe qytetarët do t’i nënshtrohen vetëm një kontrolli në doganë.
Në Morinë ka nisur zyrtarisht zbatimi i marrëveshjes për kalimin e qytetarëve vetëm me një kontroll.
Qytetarët që udhetojnë drejt Kosovës kontrollohen vetëm nga pala kosovare ndërsa ata që udhtojnë drejt Shqipërisë kontrollohen nga policia kufitare e Morinit. Procedurat nuk zgjasin duke shmangur radhët e qëndrimet e panevojshme në kufi.
Kalimi vetëm me një kontroll i kufirit Shqipëri -Kosovë erdhi pas nënshkrimit të marrëveshjes mes dy qeverive.
Më parë kjo procedurë kryhej gjatë sezonit turistik periudhë që përkon me kulmin e lëvizjeve në dy anët e kufirit ndërsa implementimi i saj tashmë do jetë i shtrirë përgjatë gjithë kohës./Abcnews.al
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...
Napoli fiton derbin me Juventusin – vazhdon lidershipi...