Juventusi do të ofrojë 45 milionë euro për anësorin e Real Madridit, Marcelon.
Tuttosport shkruan se oferta tashmë ka shkuar në drejtim të Real Madridit dhe është valide për verën që vjen. Interesimi i brazilianit lidhet ngushtë më miqësinë e tij me Cristiano Ronaldon.
Marcelos i është ofruar pagë prej 12 milionë eurosh në sezon.
Ky do të ishte shpenzim i radhës nga Juve për një lojtar që bëhet 31 vjeçar në maj.
Ky transferim do të financohet nga shitja e Alex Sandros i cili destinacion do të ketë një nga klubet e Ligës Premier.
Marcelo ka qenë në Bernabeu nga viti 2007 dhe kontrata i skadon në vitin 2022.
Deri tani këtë sezon Marcelo ka shënuar tri gola dhe ka bërë katër asistime në 22 ndeshje konkurruese. /telegrafi
Reuters shkruan për arrestimet masive për falsifikimet me vo...
Ambasada e Zvicrës deklarohet për ligjëratat rreth Speciales...
Mot i vranët e me pak diell
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim