Barcelona dhe Real Madridi do të luajnë kundër njëri-tjetrit në gjysmëfinale, ndërsa Valencia do të përballet me Real Betisin në ndeshjen tjetër të këtij turneu.
Pra, nuk do të kemi një finale në Kupë të Mbretit mes rivalëve të El Clasicos ashtu siç parashikohej, por dy rivalët më të mëdhenj duhet të përgatiten për ndeshjet mes tyre, transmeton portali arbresh.info.
Ndeshja e parë gjysmëfinale do të zhvillohet më 6 shkurt në Camp Nou duke filluar nga ora 21:20.
Më pas, dy El Clasico do të luhen në Estadio Santiago Bernabeu brenda katër ditëve, e para më 27 shkurt për ndeshjen kthyese para takimit tjetër në kuadër të La Ligas më 3 mars.
Madridi dhe Barcelona nuk janë takuar në këtë turne që nga finalja e vitit 2014, të cilën ‘Los Blancos’ e fituan me rezultat 2 me 1 në kohë shtesë pas golit të mrekullueshëm nga Gareth Bale./arbresh.info/
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...
Ardhja e zarfit të kuq ka shqetësuar dukshëm banorët e shtëp...