Dua Lipa para një jave solli projektin e ri muzikor “Swan Song”.
E ky projekt i artistes 23 vjeçare u prit tejet mirë nga publiku ku për pak ditë ka mbledhur mijëra shikime në kanalin, YouTube.
Këtij suksesi i është gëzuar tejet shumë Dua e cila në llogarinë e saj, Instagram publikoi një pjesë të këngës dhe tregon që numëron mbi 9 milionë klikime.
“Videoja jonë për Swan Song ka kaluar 9 milionë klikime”, shkruan ajo krahas videos.
Ndryshe, Swan Song është kolonë zanore e filmit “Alita Battle Angel”, premiera e të cilit u shfaq mbrëmë në Londër.
Në këtë premierë, këngëtarja Lipa ishte prezente bashkë me familjen e saj.

Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...