Vendi është në rrezik të shkoj në zgjedhje të parakohshme për shkak të mos pajtueshmërisë sa i përket vendimit për taksën.
Ndër zgjidhjet për t’iu shmangur zgjedhjeve është edhe dorëheqja e kryeministrit Haradonaj dhe propozimi i një kandidati të ri.
Kështu e sheh zgjidhjen e kësaj situate njohësi i çështjeve politike, Donik Sallova duke thënë se në këtë marrëveshje të PDK-së mund të përfshihet edhe LDK dhe PSD.
“Nëse PDK vendose te tërhiqet nga qeveria dhe për pasoje qeveria bie, atëherë PDK, si partia më me se shumti deputet në PAN, ndoshta edhe në përkrahjen e deputeteve të Nismës, mund t’ia ofroje presidentit një kandidate te ri për kryeministër i cili do te mbështetej në një shumice të re parlamentare, e cila mund te përfshinte edhe LDK dhe PSD. Kështu do themelohej një qeveri me bazë të gjerë e cila do të qeveriste deri ne përmbylljen e dialogut ne Serbinë”, ka thënë ai për arbresh.info.
Benzema drejt largimit nga Al Ittihad, gjiganti tjetër arab ...
Mot i ndryshueshëm në pesë ditët e ardhshme, IHMK paralajmër...
Tottenham – Manchester City, formacionet zyrtare
Albin Kurti viziton studion e fotografit Hazir Reka: Ai doku...
Plagoset me armë zjarri një person në Mitrovicë, arrestohet ...
Real Madridi arkëton tre pikë të arta në fundin e ndeshjes n...