Gjatë ditës së sotme është realizuar një operacion për shkatërrimin e mjeteve eksplozive në rajone të ndryshme të Kosovës.
Ky operacion u zhvillua nga specialistët e ekipeve për Eliminimin e Mjeteve të Pashpërthyera Eksplozive(EOD) të Kompanisë së Deminimit të Forcës së Sigurisë të Kosovës, në bashkëpunim me specialistët e Ekipit të EOD-së, nga kampi amerikan ,,Bondsteel’’.
“Në këtë operacion janë demoluar 16 mjete të kalibrave të ndryshëm të cilat kanë qenë rrezik permanent për jetën e qytetarëve. Demolimet janë realizuar në fshatin Halilaq, të organizuar në dy cikle. Operacioni i demolimit ka shkuar sipas planifikimit dhe është realizuar me sukses”, shkruhet në komunikatën e dërguar nga Ministria e Mbrojtjes.

Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari për veprën p...
Kryeministrja italiane pas takimit me Ramën: Fokusi te mbroj...
Presdentja në detyrë nesër bën homazhe në Poklek e Çitakovë
E konfirmon trajneri, Rexhbeçaj do të largohet nga Augsburgu
Papa Leo XIV: Bota po shkatërrohet nga një grusht tiranësh
Von der Leyen mirëpret armëpushimin Izrael-Liban