Lojtari i ri te Arsenali, Denis Suarez thotë se është inspiruar pasi i është i bashkuar klubit.
Mesfushori spanjoll ka arritur në Emirates nga Barcelona dhe do të jetë aty deri në fund të sezonit, megjithëse “Topçinjtë” kanë në dispozicion opsionin për blerjen e tij për 20 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Suarez ka pasur problem për të gjetur minuta në fushë te gjiganti katalunas dhe shpreson që me kalimin e tij në Premierë Ligë të ndryshojnë gjërat.
Duke folur për faqen zyrtare të klubit, Suarez ka thënë: “Kur kam qenë i vogël, Arsenali ishte një skuadër që më inspironte mua”.
“I kam shikuar Bergkampin dhe Henryn, ata janë legjenda”
“Filozofia e futbollit tim është për tu kënaqur, shijuar vetën dhe për të fituar”, shtoi Suarez./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...