Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për takimet që ka pasur dje dhe sot me koalicionin qeverisës, presidentin Hashim Thaçi dhe ambasadorin amerikan Philip Kosnett.
Haradinaj para mediave tha se ai është i interesuar që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të vazhdojë mirëpo pa kushtëzime për vendimet e brendshme të shtetit, raporton arbresh.info.
Haradinaj ka kërkuar që taksa të ndahet nga dialogu pas sipas tij nuk kanë lidhje.
“Na kërkohet edhe nga ambasadori amerikan edhe nga të gjithë të ia japin edhe një shancë dialogut dhe ne i dëgjojmë me kujdes dëshira ime është ta shoh dialogun duke vazhduar, por nuk e kuptoj pse ndërlidhet vazhdimi i dialogu me taksë”, ka thënë ai.

Duke folur për takimin e djeshëm me koalicionin qeverisës, Haradinaj ka thënë se biseda ka qenë për të gjitha sfidat që e presin Kosovën.

I pyetur nëse ambasadori amerikan ka kërkuar edhe sot që taksa të hiqet, Haradinaj tha se kjo është një kërkesë e vazhdueshme, mirëpo nuk është në rregull sipas tij që Kosovës t’i vihen kushte.
“Është një kërkesë e vazhdueshme dhe kam respekt për këtë kërkesë, por nuk dua të ndërlidhen temat. Një marrëveshje me Serbinë mund t’i zgjidhë të gjitha problemet. Nuk është në rregull Kosovës t’i vihen kushte për tavolinë. Ne kemi delegacion shtetëror dhe së shpejti edhe platoformë, nuk i kuptoj kushtëzimet”, tha ai./arbresh.info/
Kosnett largohet i tensionuar nga takimi me Thaçin në prani të liderëve të koalicionit
Xhaka vazhdon rehabilitimin, mungon ndaj Burnleyt
Prindërit me dy fëmijë të lënduar nga guri i madh që ra mbi ...
Rrëshqitje e madhe e gurëve, bllokohet për qarkullim rruga P...
Rama: Ndihmë financiare për qytetarët e dëmtuar nga zjarret ...
Raundi i ardhshëm i bisedimeve SHBA-Rusi-Ukrainë do të fillo...
Brikena e rezervuar pas surprizës së Mateos, i jep vetëm dor...