Autoritetet maqedonase po përgatisin ndryshimin e tabelave me emrin e ri të shtetit, që këtë herë do të jenë edhe në gjuhën shqipe.
Institucionet shtetërore, vendkalimet kufitare dhe përfaqësitë diplomatike konsullore kanë afat prej shtatë ditëve nga ratifikimi në Greqi i Protokollit për qasje të Republikës së Maqedonisë në NATO që të fillojnë me ndryshimin e tabelave.
Autoritetet theksojnë se mbeten tërësisht të përkushtuar në zbatimin e Marrëveshjes së Prespës.
“Përdorimi i emrit të ri të shtetit do të kushtëzohet edhe me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, që do të thotë se tabelat do të shkruhen edhe në gjuhën shqipe, pasi shqiptarët përbëjnë 20 për qind në nivel shtetëror”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë maqedonase, Mile Boshnjakovski, raporton ATSH.
Rekomandime për ndryshimin e tabelave do të marrin edhe njësitë e vetadministrimit lokal.
Ndryshimi i emrit kushtetues të Maqedonisë vijon pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës dhe ratifikimit të tij në parlamentet e dy shteteve.
Xhaka vazhdon rehabilitimin, mungon ndaj Burnleyt
Prindërit me dy fëmijë të lënduar nga guri i madh që ra mbi ...
Rrëshqitje e madhe e gurëve, bllokohet për qarkullim rruga P...
Rama: Ndihmë financiare për qytetarët e dëmtuar nga zjarret ...
Raundi i ardhshëm i bisedimeve SHBA-Rusi-Ukrainë do të fillo...
Brikena e rezervuar pas surprizës së Mateos, i jep vetëm dor...