Thembrat e forta dhe të çara zakonisht shfaqen si pasojë e lagështisë.
Ndonëse mund t’i kushtojmë shumë vëmendje fytyrës, shumica e femrave i neglizhojnë pjesët tjera të trupit, në veçanti këmbët, transmeton Telegrafi.
Me kohën, lëkura e tharë në thembër çahet dhe jo vetëm se shkakton dhimbje, por edhe ua lehtëson baktereve futjen në trup.
Fatmirësisht me kujdesin e duhur është e mundur ta zgjidhni këtë problem përgjithmonë.
Ilaçi natyral me uthull molle
Uthulla e molle ka shumë përfitime për këmbët tona. Gjatë ditës këmbët janë të mbuluara shumicën e kohës me çorape dhe këpucë, pra krijojnë mikrobe.
Veç kësaj, këmbët tona nuk marrin oksigjen mjaftueshëm, gjë e cila shpie në lëkurë të tharë.
Uthulla e mollës ndihmon në largimin e mikrobeve, zbutjen e lëkurës dhe në largimin e aromës së keqe të këmbëve.
Çfarë duhet të bëni?
– Mbushni një enë me ujë të ngrohtë dhe me uthull molle (proporcioni 4 me 1)
– Zhytni këmbët aty për 20 minuta
– Pasi t’i largoni këmbët, me lehtësi pastroni thembrat me një gur shtufi.
Rriten çmimet e derivateve – ekonomistët: Të ulet akciza dhe...
Plagosi me armë zjarri një 39-vjeçar gjatë një konflikti, ka...
Aksion i madh policor në Prishtinë, raportohet për arrestimi...
Trump: SHBA-ja do t’i ndalë sulmet ndaj caqeve energjetike t...
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e vëllait ...
Dyshimet për dallavere me patentë shoferë, Prokuroria dhe Po...