Kurti paralajmëron protesta kundër presidentit Thaçi

11:24 | 30 Janar 2019
M. A.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka paralajmëruar protesta të reja në Kosovë nëse presidenti Thaçi nuk ndalet nga ideja për, siç ka thënë Kurti, prekjen e territorit të Kosovës.

Kurti ka thënë se Presidenti ka pagën tetë herë më të partë se se është e përcaktuar me ligj.

“Paga e presidentit është 8 herë më e lartë se ajo e përcaktuar me ligj. Është rritur korrupsioni , ambasadat po shtohem ndërsa politika e deputetëve nuk është e duhura. Presidentit Thaçi ose i bëjmë bllok ose ka një marrëveshje të fshehtë”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se dialogu në Bruksel nuk është dialog ku Kosova është subjekt por është pazar.

“Ai nuk është dialog me Serbinë ku Kosova është subjekt por është pazar. Presidenti Thaçi përmend ulsetnë OKB që ta sjell rusin këtu sepse ajo është në këshill të sigurimit. Ne nuk e kemi filluar Be dhe ne nuk mund ta përfundojmë. Se çka don Serbia ne e dimë, ajo ka skenar për luftë jo për paqe”, ka thënë Kurti.

Albin Kurti ka paralajmëruar protesta të reja në Kosovë nëse presidenti Thaçi nuk ndalet nga ideja për, siç ka thënë Kurti, prekjen e territorit të Kosovës.

Kurti, në fjalën e tij në Kuvend, ka thënë se ata nuk do lejojnë asnjëherë që të preket territori i Kosovës dhe të negociohet mbi sovranitetin e vendit.

Ai ka thënë se përkundër që protesta e 29 nëntorit ishte jashtëzakonisht madhështore, ajo nuk do të jetë asgjë krahasuar me ato që do t’i organizojë Lëvizja Vetëvendosje në të ardhmen.

“Ndonëse protesta e 29 nëntorit ishte madhështore, e fuqishme dhe shumë e madhe, ajo nuk do të jetë asgjë krahasuar me ato që do vijnë nëse ky president nuk ndalet”, ka thënë Kurti në Kuvend.

“Ne duam ta kundërtën ta bie kjo qeveri e taksa ta mbetet. Taksa nuk mund ti laj skandalet e tyre. Ky dialog nuk shkon kështu. Këta duan dialog e formojnë gjykata. Në muaj në vazhdim kemi përvojë të disa masakrave andaj nuk guxojmë të gabojmë prapë në dialog”, ka thënë Kurti

Shpërndaje në rrjete sociale