Ambasadori amerikan Philip S. Kosnett është parë duke hy në Kuvendin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Kosnett është pritur nga kabineti i Thaçit, në hollin e Kuvendit të Kosovës. Ambasadori të hënën ishte takuar me kryeparlamentari Kadri Veseli.
Veseli ka deklaruar se taksa 100 % e vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës nuk do të hiqet, por ajo mund të pezullohet përkohësisht për 120 ditë me kushte, si mirëbesim ndaj ShBA-së dhe BE-së për disa arsye.
“Taksa doganore nuk duhet të hiqet, por ajo duhet të pezullohet për 120 ditë dhe gjatë kësaj periudhe duhet të vihen në fuqi disa kushte konkrete për pezullimin e saj”.
Kurse kryeministri, Ramush Haradinaj ka dje pas mbledhjes së Qeverisë se taksa ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja, do të mbetet në fuqi deri në qershor, edhe nëse mbahen zgjedhjet e parakohshme.
Po transportonin drejt Greqisë 44 pako me lëndë narkotike, a...
Rikthehet Liga Unike, Ylli përballet me Apollonian
Gjini pret përfaqësuesit e “Liria ka Emër”, mbështet marshin...
Administrata Trump paralajmëron veprime të reja ushtarake nd...
Të shtëna në Podujevë, një person terrorizon qytetin me kall...
Arrestohet një inspektor i punës nën dyshimin për ryshfet