Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, së bashku me Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, kanë zhvilluar një vizitë pune në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).
Gjatë qëndrimit në këtë Prokurori, kryeprokurori i Shtetit dhe kryesuesi i KPK-së janë njoftuar nga kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Reshat Millaku, për punën që është duke bërë ky institucion në trajtimin e lëndëve nën juridiksionin e tij.
Kryeprokurori Lumezi ka vlerësuar punën e deritashme të PSRK-së dhe prokurorëve të saj, mirëpo edhe përkundrejt këtyre arritjeve, ka kërkuar angazhim dhe efikasitet më të madh në zgjidhjen e lëndëve të shenjëstruara, të cilat kanë të bëjnë me korrupsionin e nivelit të lartë, krimin e organizuar, krimet e luftës dhe rastet e terrorizmit.
Në anën tjetër, kryesuesi i KPK-së, Bahri Hyseni, ka thënë që iniciativa për të zhvilluar këtë vizitë në Prokurorinë Speciale është që të arrihen rezultate konkrete në trajtimin e rasteve, të cilat presin të shqyrtohen në Prokurorinë Speciale.
Me këtë rast të dy krerët e lartë të sistemit prokurorial i kanë dhënë mbështetje të plotë kryeprokurorit dhe prokurorëve të PSRK-së në ushtrimin e detyrave të tyre kushtetuese dhe ligjore, por edhe kanë kërkuar në mënyrë decidive rezultate konkrete në secilin segment të kompetencave të tyre.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e PRSK-së premtuan se do të angazhohen maksimalisht për të kryer lëndët e papërfunduara dhe do të kenë në fokus të veçantë procedimin e lëndëve me prioritetet të lartë, njofton Klan Kosova.
Siç shkruan në njoftimin e dërguar, në përfundim të takimit u tha se kjo prokurori do të ketë mbështetjen e fuqishme edhe nga partnerët strategjikë që mbështesin sistemin prokurorial, me anë të ofrimit të kuadrove me ekspertizë të specializuar në fusha të ndryshme të kriminalitetit.
S’ka asgjë konkrete nga interesimi i Realit për yllin e Live...
OKB pritet të votojë sot për një plan për hapjen e Ngushticë...
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...