Juventusi ka konfirmuar nënshkrimin me Martin Caceres në formë huazimi nga rivali në Serie A, Lazio.
Reprezentuesi uruguaian është rikthyer për sezonin e tretë te “Zonja e Vjetër”, e cila ishte në kërkim të një mbrojtësi pas largimit të Medhi Benatias për kalim në Al-Duhail, transmeton portali arbresh.info.
Caceres shpenzoi sezonin 2009/10 te Juventusi si një i huazuar nga Barcelona dhe u rikthye në vitin 2012 duke nën shkruar fillimisht në formë huazimi nga Sevilla para se të kalonte në formë të përhershme në Torino dhe të qëndronte deri në vitin 2016.
31-vjeçari, i cili mund të luaj si mbrojtës qendror dhe i krahut të djathtë, ka fituar pesë tituj në Serie A dhe dy Kupa të Italisë gjatë qëndrimeve të mëparshme në klub.
Juve pagoi 600 mijë euro për të nënshkruar me lojtarin deri më 30 qershor.
Caceres ka bërë vetëm katër paraqitje në ligë te Lazio këtë sezon./arbresh.info/
Tensionet gjeopolitike rrisin çmimet e naftës
Begaj: Viti 2026, moment kyç për konsolidimin institucional ...
Kolumbi, zhduket avioni me 15 persona në bord
Armend Agolli thotë se ai dhe tre delegatë tjerë u përjashtu...
Premton rikthimin e të larguarve nga LDK-ja, Hoti: Mund t’i ...
Deçani mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt