Ish-ministrja e Arsimit tregoi për emisionin “A Show” në “News 24” se nuk u mërzit me shkarkimin, por me faktin që protestat ndodhën në sektorin e saj dhe që siç thotë ajo “gota u thye në dorën time”.
Pjesë nga intervista
Krasta: Teksa shkëmbenim mesazhe teksa të shkruaja që do bënim intervistë, nuk e di në e mbani mend ju thatë që Adi këtë javë jam psikologjikisht e ngarkuar…Pse ishit ju psikologjikisht e ngarkuar?
Nikolla: Po sigurisht, se kalimi nga një gjendje në një gjendje tjetër… Unë nuk mund të bëj të paditurën dhe të mos e përsëris prapë: Gota u thye në dorën time!
Krasta: Pra, ju u mërzitët që u shkarkuat…
Nikolla: Jo nuk u mërzita që u shkarkova, por pse pikërisht në sektorin tim, në sektorin e Arsimit të Lartë dhe në një mënyrë krejt të beftë dhe pa pasur përshkallëzime, sepse gjithmonë protestat studentore kanë një lloj përshkallëzimi, unë thjesht i kam parë poshtë dritares sime një masë të madhe studentësh për të vijuar pastaj me gjithçka tjetër që ju e dini. Kjo ka qenë një moment që nuk e kam përjetuar, qoftë edhe me ngarkesat e gabimeve që mund të jenë bërë.
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...