Nën kërcënimin e armës një person ende i paidentifikuar ka grabitur një bankë të nivelit të dytë në Tepelenë.
Sipas ‘BalkanWeb’ autori i grabitjes ishte një i vetëm. Ky shtetas mbante armë në dorë dhe nën kërcënimin e saj grabiti paratë e xhiros ditore që ndodheshin në arkë.
Policia e qytetit të Tepelenës është vënë në ndjekje të autorit të grabitjes. Paraprakisht mësohet se bëhet fjalë për një djalë të gjatë, i maskuar me kapuç i cili ka evituar patrullën e policisë në qarkullim para se të kryente grabitjen.
Mësohet gjithashtu se punonjësit e bankës kanë mbetur të tronditur dhe nuk kanë dhënë asnjë sinjal alarmi për të lajmëruar policinë në kohë. Sqarohet po ashtu se autori ka mundur të grabisë xhiron ditore nga arka, shuma e së cilën nuk dihet ende.
Blutë e Tepelenës kanë ngritur postoblloqe përgjatë gjithë akseve Tepelenë – Kakavijë dhe Tepelenë – Tiranë si dhe në drejtim të fshatit Salari nga mendohet se mund të jetë drejtuar grabitësi.
Konjufca: Liria kombëtare ishte parimi kryesor i Rexhep Qosj...
BE shpreh keqardhje që Serbia s’ka marra hapa ndaj përgjegjë...
Haxhiu për Rexhep Qosjen: Kontribuoi në mbrojtjen e identite...
Afati kushtetues po afron, Albin Kurti pa përgjigje për Osma...
I dyshuari që gjuajti në darkën e Trump del para gjykatës, ‘...
Kuvendi mban një minutë heshtje për akademikun Rexhep Qosja