Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga drejtori i Urbanizmit, Besnik Beka, sot ishin të pranishëm në një takim të grupit ndërministror të udhëhequr nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.
Sipas njoftimit për media në këtë takim është formuar Grupi Operacional për shqyrtimin dhe vlerësimin e dokumentacionit të aplikuesit, pjesë e të cilit është zgjedhur edhe Mitrovica respektivisht drejtori i Urbanizmit, Besnik Beka.
“Kryetari Bahtiri bën të ditur se projektet zhvillimore për qytetin e Mitrovicës po vazhdojnë edhe në këtë vit, ku do të kemi investime qindra milionëshe në sektorin e prodhimit të energjisë elektrike. Në kuadër të këtij projekti në qytetin e Mitrovicës do të ndërtohet parku energjetik ku do të prodhohen 110 MW energji elektrike përmes 30 turbinave me erë. Ky investim nga kompania “Sowi Kosovo LLC” planifikohet të bëhet në shifrën prej 169 milionë euro dhe do të jetë më i madhi i bërë që nga pas lufta në fushën e investimeve në energji alternative. Për këtë investim negociatat mes komunës së Mitrovicës dhe investitorit “Soëi Kosovo LLC” kanë filluar në vitin 2017, ndërsa në vitin 2018 është nënshkruar memorandumi”, thuhet në njoftimin për media./arbresh.info
Rüdiger: Nëse do ta fitosh Championsin, duhet të përballesh ...
Dubravka: Kosova ka ekip të mirë dhe lojtarë kualitativë, kë...
Tahiri viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë: E vërteta do të d...
E rëndë në Itali: 20-vjeçarja shqiptare vdes pasi ra aksiden...
Reece James pëson tjetër lëndim, në dyshim për Botërorin me ...
SHBA-të kanë goditur më shumë se 7,000 objektiva në të gjith...