Gëzim Bimbashi kryetar i Sindikatës së punëtorëve të RTK-së ka thënë se RTK nuk guxon të vihet në ligjin për paga.
“RTK sot e 20 vite nuk ka pronë. Punëtorët e RTK-së sot e 20 vite nuk kanë kushte, jemi duke punuar në hapësira apo garazha. Ne i kemi disa nene që tregojnë se transmetuesi publik nuk guxon të përfshihet në ligjin për paga. Transmetuesi publik është i themeluar me ligj të veçantë, transmetuesi publik është i themeluar nga Kuvendi, në bazë të ligjit për paga pavarësia editoriale e transmetuesit do të zhduket. Gazetarët e RTK-së në këtë rast bëhen shërbyes civil”, ka thënë ai.
Ai i ka bërë thirrje Kuvendit ta miratoj ligjin për RTK-në, në të kundërtën sipas tij punëtorët e RTK-së do të hyjnë në grevë.
“Kërkoj nga komisioni për media që të na tregoj mbi bazën e çfarë ligji e kanë shti RTK-në në ligjin për paga. E keni ligjin në Kuvend, miratojeni atë. Ligji i RTK-së e siguron çdo gjë, si pronën, privatësinë. I bëjmë thirrje Kuvendit të Kosovës t’i lej pazaret publike por ta votoj ligjin për RTK-në. Do të mbajmë protestë edhe me 31 janar kur votohet ky ligj. Ne do të vazhdojmë edhe me protesta tjera, me greva dhe me bojkotim të të gjitha ngjarjeve që kanë lidhje me Qeverinë, Kuvendin dhe institucione tjera”, ka thënë ai./arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/295383987998843/
Dogana zbulon mallra të padeklaruara në vlerë rreth 13 mijë ...
Rodri dënohet me 80 mijë funte pas kritikave ndaj gjyqtarit
Rusia dhe Kina rihapin lidhjen hekurudhore pas 6 vitesh
Kur merret vendimi për dekretin e Presidentes? Flasin nga Gj...
Konfirmohet një tjetër mungesë e madhe për Realin ndaj Cityt
Kurti priti në takim përfaqësues të BERZh-it, flasin për zba...