Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, ka deklaruar se protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO do të nënshkruhet së shpejti.
“Do ta nënshkruajmë protokollin për në NATO dhe këtë mund ta bëjmë së shpejti. Për ratifikimin do të duhet më shumë kohë, varet nga 29 parlamentet”, tha Stoltenberg për “Politico Evropa”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pritet që gjatë kësaj jave, ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s ta nënshkruajnë protokollin. Disa vende anëtare si Sllovenia, kanë marrë dritë të gjelbër për këtë, siç deklaroi ambasadori slloven Jellko Kacin.
“Pasi ta nënshkruajmë protokollin, Shkupi do të ulet në tavolinë”, tha Stoltenberg.
Kjo do të thotë se Maqedonia do të merr pjesë si vend vëzhgues në gjitha takimet kyçe të Aleancës, ndërsa anëtare me të drejta të plota do të bëhet pasi 29 parlamentet ta ratifikojnë protokollin./Telegrafi/
FSK bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” për 18...
Mesazh i ri kundër Gjykatës Speciale: 5000 emblema të UÇK-së...
Kurti sot merr pjesë në Konferencën e Dytë Shkencore Ndërkom...
Hovenier: Kosova nuk është më në tranzicion, duhet të përmbu...
18-vjetori i Pavarësisë, Marco Rubio: SHBA e palëkundur në m...
FFK uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës!