Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se një proces zgjedhor i mrekullueshëm është duke u zhvilluar brenda kësaj partie.
Veseli tha se deri më tani, në 390 nga 1 mijë e 200 nëndegë janë mbajtur zgjedhjet, në një frymë shembullore demokratike, transparente dhe të hapur për përfshirjen e të gjithë atyre që duan të kontribuojnë për vendin dhe PDK-në.
Tutje ai tha se 8 degë, nga 39 sa ka gjithsej PDK, tanimë janë zgjedhur kryetaret e rinj.
Postimi i plotë:
Një proces zgjedhor i mrekullueshem është duke u zhvilluar në PDK. Deri më tani, në 390 nga 1200 nëndegë janë mbajtur zgjedhjet, në një frymë shembullore demokratike, transparente dhe të hapur për përfshirjen e të gjithë atyre që duan të kontribuojnë për vendin dhe Partinë Demokratike të Kosovës. Në 8 degë, nga 39 që i ka PDK, tani janë zgjedhur kryetarët e rinj, të cilët i uroj për përgjegjësinë e re që kanë marrë. Edhe sot kishim një proces shembullor demokratik në degën e PDK-së në Shtime, e në të cilin u zgjodh kryetar dege Rrahman Jakupi. Në mënyre të veçantë dua t’i falënderoj kryetarët e deritanishëm Fehmi Mujotën e Naim Ismajlin, si dhe deputetin Fatmir Xhelili, të cilët me një gjest të lartë qytetarie hoqën dorë nga kandidimi, për tu dhënë hapësirë dhe shancë gjeneratave të reja, energjisë dhe vizionit të tyre për komunën dhe shtetin. Kjo është Partia Demokratike e Kosovës, një gërshetim gjeneratash dhe bashkim vlerash, për Kosovën, për fuqizimin politik dhe zhvillimin ekonomik të saj. Kjo është Dekada e Re. Dekada e Kosovës!
Mijëra besimtarë myslimanë në sheshin Skënderbej, kremtohet ...
Bajram Begaj uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin
Edi Rama uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin
Kryeimami nga Xhamia e Madhe në Prishtinë: Islami është rend...
Rama uron Bajramin: Festë drite, shprese dhe harmonie për të...
Sveçla uron Fitër Bajramin: Të forcojmë solidaritetin dhe ku...