Atalanta ka arritur që të rikthehet nga një disavantazh prej tre golash ndaj Romës për të siguruar në fund një pikë mjaft të vlefshme në një ndeshje që u mbyll me rezultatin 3:3, transmeton zeri.info
Romakët e filluan në mënyrë të shkëlqyeshme takimin duke realizuar qysh në minutën e tretë përmes Edin Dzekos.
Ky i fundit e gjeti edhe golin e dytë të sfidës në minutën e 33-të, para se epërsinë e mysafirëve në 3:0 ta çonte Stephan El Shaarawy (40’).
Ndërkohë, vendasit arritën që ta mbyllnin me gol pjesën e parë përmes Timothy Castagnes që e ngushtoi epërsinë në 3:1 minutën e 44-të.
Pjesa e dytë i takoi tërësisht Atalantas.
Në minutën e 59-të vendasit e ngushtuan në 3:2 epërsinë e romakëve me anë të golit të Rafael Toloit, derisa rezultatin e barazuan në minutën e 71-të falë Duvan Zapatas, i cili vetëm pak minuta më herët e kishte humbur një penallti./Zëri
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...