Në Itali janë rritur raportimet se Interi mund ta lë në stol anësorin Ivan Perisic për ndeshjen ndaj Torinos.
Kjo për shkak se bisedimet me Arsenalin për transferimin e tij po vazhdojnë dhe se është një ftesë e hapur për ta marrë kroatin.
Ditët e fundit tensioni është rritur në kampin Nerazzur, pasi që trajneri Luciano Spalletti dhe tifozët janë shumë të pakënaqur me dallimin e paraqitjeve të Perisic për klubin e kombëtaren.
La Gazzetta dello Sport pohon se Perisic është i pamotivuar që prej dështimit të kalimit te Manchester United gjatë verës dhe për këtë arsye ka stërvitur i irrituar këtë javë.
Interi ka nevojë që të përmirësojë balancet financiare dhe kërkesat e Fair Playt Financiar, e kështu Perisic po shihet si njeriu që duhet shitur.
Klubi ka vendosur që të tregojë dorën më të fortë me Perisicin, duke e lënë në stol për ndeshjen ndaj Torinos.
Arsenali ka propozuar një marrëveshje huazimi, apo një përfshirje të Mesut Ozil në marrëveshje, por këto oferta nuk u përshtaten planeve të zikaltërve.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...