Kryeministri Ramush Haradinaj tha se nuk ndërrojnë qëndrim ndaj Serbisë dhe Rusisë derisa nuk ka njohje. I pyetur për reagimin e djeshëm të ambasadës amerikane, kreu i Qeverisë tha se nuk ka ende një përgjigje, për këtë kërkoi pak kohë.
“Bisedojmë në Qeveri se nuk kam përgatitë një përgjigje, nëse më lëni kohë në ditët që vijnë iu jap një përgjigje”. “Kjo nuk i prish marrëdhëniet me Amerikën, kemi me bë çmos me i ruajtë, me Serbinë e me Rusinë nuk ndërrojmë qëndrim, pa na njohtë nuk e heqim taksën”.
Ndërsa për kërkesat e PSD-së për votim të buxhetit, kryeministri tha se do t’i zbatojnë ato, veçse nuk tregoi kur do të ndodh shkarkimi i ministrit të Bujqësisë.“Kemi bisedu me PSD-në, i kanë kërkesat legjitime dhe do t’i respektojmë këto kërkesa”.
“Ai është në dorëheqje. Pra shkarkimi formal mund të ndodhë në kohë të seancës ose para seancës por po është kërkesë legjitime dhe e kam respektu”.
Ambasada amerikane në Kosovë përmes një komunikate për media kanë bërë përsëri thirrje që taksa 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake të tërhiqet, pasi sipas tyre ky veprim është i kundërt me interesat e SHBA-së.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...