Manchester United është refuzuar me ofertën e tyre të shtruar vonë për ish mbrojtësin e Juventusit, Medhi Benatia.
Benatia është shumë afër transferimit te skuadra Al-Duhail në Katar për një shumë prej 10 milionë euro, transmeton portali arbresh.info. Sportitalia thotë se United ka shtruar një ofertë zyrtare mbrëmjen e së enjtes dhe ishte i përgatitur për të paguar tarifën prej 10 milionë eurove.
Benatia kërkoi një pagë prej 4.5 milionë euro në vit, ndërsa oferta e shtruar nga skuadra në Old Trafford ishte “vetëm” 3.7 milionë euro, prandaj ai zgjodhi Ligën e Yjeve në Katar.
Juventusi tashmë ka gjetur zëvendësuesin e Benatias duke siguruar shërbimet e Martin Caceres, i cili ka kryer mëngjesin e sotëm (e shtunë) testin mjekësor.
“Zonja e Vjetër” ka paguar një shumë prej 600 mijë eurove te Lazio për shërbimet e tij./arbresh.info/
“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...
Dukagjini – Ballkani, formacionet zyrtare
Takimi me Ramën në Athinë, Mitsotakis: Greqia mbështet Shqip...
Irani sekuestron dy anije mallrash në ngushticën e Hormuzit
Ferizaj – Llapi, formacionet zyrtare
Kërkohet paraburgim për gruan që dyshohet ia vodhi rreth 180...