Rivalët e vjetër luajnë sërish me njëri-tjetrin dhe këtë herë Arsenali e pret në shtëpi skuadrën e Manchester United.
Të dy gjigantët anglez kanë zbuluar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre në kuadër të xhiros së 1/16-ës në FA Kupë, shkruan portali arbresh.info.
“Topçinjtë” nisin këtë takim me një besim mjaftë të madh pas fitores 2 me 0 kundër Chelseas mbrëmjen e së shtunës duke siguruar kështu katër fitore nga nëntë takimet e tyre të fundit.
Por, edhe pse Arsenali ka qenë i jashtëzakonshëm në Emirates këtë sezon, Manchester United është në super formë qysh pas ardhjes në detyrë të trajnerit Ole Gunnar Solskjaeri. Nga shtatë ndeshjet e zhvilluara deri tani nën udhëheqjen e trajnerit Solskjaeri, “Djajtë e Kuq” kanë siguruar shtatë fitore radhazi.
Granit Xhaka është pjesë e formacionit startues te skuadra nikoqire nën udhëheqjen e trajnerit Unai Emery.
Ndeshja mes tyre fillon në ora 20:55./arbresh.info/
Arsenal: Cech, Maitland-Niles, Sokratis, Koscielny, Kolasinac, Torreira, Xhaka, Iwobi, Ramsey, Aubameyang, Lacazette
Man Utd: Romero, Young, Lindelof, Bailly, Shaw, Herrera, Matic, Pogba, Lingard, Lukaku, Sanchez
KQZ kërkon 7 qershorin si datë të zgjedhjeve
Sekuestrohen mbi 120 mijë euro në Dheu i Bardhë, ndalohen ka...
Radoniqi: Kërkuam që zgjedhjet të mbahen sa më vonë, na duhe...
OEK thirrje Qeverisë për përfshirje në projektet rajonale të...
Sulm me thikë në Londër, raportohet për të lënduar
Goditet kontrabanda në kufi me Serbinë, sekuestrohen 155 kil...