Ministri i MMPH-së, Fatmir Matoshi, përmes një postimi në facebook ka njoftuar se ai ka takuar presidenten estoneze Kersti Kaljulaid.
Matoshi tha se ai bashkë me Kaljualid ka biseduar rreth zhvillimeve të fundit në vendin tonë.
Postimi i plotë:
Në kuadër të pjesëmarrjes sime në konferencën e Ditës Botërore të Pastrimit, sot në Tallin të Estonisë, e takova Presidenten Estoneze, znj. Kersti Kaljulaid. Biseduam për zhvillimet në vendet tona, sfidat që kemi në luftën ndaj mbeturinave, sistemet e avancuara të grumbullimit dhe menaxhimit të mbeturinave dhe mjedisin e pastër në përgjithësi. E falënderova Presidenten Kersti Kaljulaid për mbështetjen që vendi i saj i ka dhënë dhe po i jep Kosovës në vazhdimësi.

Sot fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4