Interi dështoi për të arritur një marrëveshje me Manchester United në lidhje me transferimin e Darmianit dhe në vend të tij ata kanë kthyer vëmendjen te mbrojtësi portugez i Southamptonit, Cedric Soares.
Qendërmbrojtësi i talentuar do të transferohet te Interi në formë huazimi për 500 mijë euro dhe “Nerazzurrët” kanë opsionin për blerjen e tij për 11 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Interi synon transferimin e tij për shkak të performancave zhgënjyese të Sime Vrsaljkos, i cili u transferua te klubi nga Atletico Madridi gjatë verës.
Kroati shkëlqeu gjatë Kampionatit Botëror në Rusi dhe si pasojë e kësaj ka siguruar këtë lëvizje madhështore, por ka qenë zhgënjyes në Serie A.
Vrsaljko ka pasur probleme me gjendjen e tij fizike dhe klubi shpreson se Cedric mund t’i sigurojë atyre që ata të përfundojnë në top treshe.
Testi mjekësor është caktuar që të kryhet mëngjesin e nesërm (e premte)./arbresh.info/
Osmani: Ky rezultat nuk është fundi i një gare, është vazhdi...
Kurti udhëton për në Austri
Fitore Pacolli: Deri tani janë larguar rreth 1500 ton mbetur...
“Memoriali Përkujtimor Adem Jashari”, Rama: Zëri i komandant...
Matoshi-Osmanit: “N’zor kokshe – deklaroj publikisht që ty n...
Rekordi i zi: Pjesëmarrja në zgjedhjet e 7 qershorit, më e u...