Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë ne bashkëpunim me GAC dhe KRM “Pastrimi”, kanë vazhduar me zbatimin e Planit Komunal të pilot projektit për ndarjen e mbeturinave të reciklueshme në burim.
Implementimi i këtij plani sipas pilot projektit ka filluar në qendrën e qytetit të Komunës së Drenasit dhe si vazhdimësi e projektit ka vazhduar në lagjen e Feronikelit.
Në këtë lagje janë shpërndarë shporta 240 litërshe të ndarjes së mbeturinave të reciklueshme.
Drejtoresha e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Lumnije Krapi ka thënë se ky projekt do të zgjerohet edhe në zonat tjera të Komunës si rezultat i përmirësimit të shërbimeve komunale për menaxhimin e mbeturinave.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...