Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, po cilëson se Qeveria e Kosovës nuk i ka ndërmarrë masat e duhura për situatën e krijuar në veri të vendit.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti është shprehur se mos veprimi i Qeverisë së Kosovës ka kontribuar në krijimin e rrethanave të cilat i dëshirojnë vetëm kundërshtarët e shtetit të Kosovës.
Postimi i plotë:
Qeveria e Kosovës me mos veprim po kontribuon në krijimin e rrethanave në veri të vendit, të cilat rrethana i dëshirojnë kundërshtarët e shtetit të Kosovës që po angazhohen për copëtim të Kosovës.
Duke mos u marrë në mënyrë institucionale me situatën në veri, Qeveria Haradinaj po krijon situatë të rrezikshme atje në aspektin ligjor dhe kushtetues.
Sot nuk dihet se kush udhëheq me ato komuna, kush autorizon shpenzimet publike atje dhe si kryhen shërbimet e përditshme komunale kur nuk ka Kryetar të Komunës. /arbresh.info/
Përparim Rama mbështet “protestën gjithëkombëtare” në RMV: S...
Shkon në dy numri i viktimave të aksidentit në “Ibrahim Rugo...
Rrëzohet kërkesa për modifikimin e dënimit të Haxhi Shalës
Ngjarje e rëndë në Gostivar: Gjendet e varrosur një grua që ...
Von der Leyen: Mos ndërhyni në politikën e Evropës
Tërmeti 6.7 shkallësh i Rihterit në Japoni- publikohen pamje...