“Bashkimi kombëtar dhe fuqizimi i kombit tonë ishte porosia që na e la Isa Boletini,” deklaroi presidenti, Hashim Thaçi një ditë më parë, duke u zotuar në arritjen e aspiratave të Isa Boletinit. Por, për njohësit e retorikës dhe qëndrimeve të Presidentit, nuk e shohin si oratori drejt bashkimit kombëtarë, por si përgatitje për koncesione që mund të qojnë në copëtimin e Kosovës.
Për profesorin universitar, Fadil Maloku, ideja për bashkim kombëtare nuk bëhet me apelet e heronjve të shekullit të kaluara, por me projekte konkrete.
Tutje Maloku, në një prononcim për arbresh.info, shton se deklarimet e presidentit Thaçi edhe në përvjetor të heronjve për një bashkim kombëtare, mund ta fusë Kosovën dhe Shqipërinë në një lojë djallëzore dhe humbjen e territoreve.
“Presidenti me ketë prononcim, duket që më shumë është i interesuar ta krijojë opinionin dhe klimën e koncesioneve (“korigjimit”- lexo, copëtimin e Kosovës) të reja ndaj Serbisë! Sepse, në kohën tonë bashkimi kombëtar, nuk bëhet me “o ruk burra”, e me apele në heronjtë e shek. të kaluar, por, me Projekte konkrete (që nuk janë fare në kompetenca ekzekutive, të Presidentit) të natyrës; ekonomike, politike, sidomos sosh kulturore”, vlerëson Maloku.
Për Faik Krasniqin, deklaratat e Presidentit tash e sa kohë për një bashkim kombëtare pa i dhënë asnjë pjesë Serbisë nuk e beson as një person më mendje të shendosh. Madje Krasniqi nuk ngurron ta quan as gënjeshtar duke ja numëruar premtimet që i ka bërë e nuk i ka realizuara.
“Presidenti Thaçi prej që është pjesë e politikës nuk ka qenë i sinqertë me deklaratat dhe veprimet e tij. Ndryshe ka folur dhe ndryshe ka vepruar. Na ka gënjyer edhe për gjerat më serioze, duke filluar nga liberalizimi i vizave që akoma nuk ka ndodhur. Prandaj edhe nëse flet seriozisht nuk është për t’i besuar. Për marrëveshjen finale me Serbinë, herë flet për korrigjim të kufijve e herë për shkëmbim territori, por pa sqaruar në detaje se çfarë do te japim e çfarë do të marrim nga Serbia. Pastaj thotë se Kosova Lindore (Lugina e Preshevës) do t’i bashkëngjiten Kosovës pa i dhënë asgjë Serbisë. Nuk besoj që një njeri me mendje të shëndoshe i beson një deklarate të tillë, duke e njohur Serbinë. Bashkimi Kombëtar është ëndërr e çdo shqiptari në botë, por nuk besoj që Presidentit Thaçi i bëhet vonë nëse ndodh bashkimi kombëtar apo s’ndodh. Bashkimi i trojeve shqiptare do të ndodh një ditë, por jo me këtë klasë politike në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe shtetet tjera ku jetojnë shqiptarët. Kjo klasë politike na ka dëshmuar që janë armiq të kombit shqiptar, sepse një patriot nuk e vjedh dhe nuk e shkatërron shtetin e tij!”, sipas Krasniqit një bashkim kombëtare, por jo më këtë klasë politike.”
Presidenti Hashim Thaçi, të martën, me rastin e 103 vjetorit të vrasjes së Isa Boletinit, deklaroi se “bashkimi kombëtar dhe fuqizimi i kombit tonë ishte porosia që na e la Isa Boletini… na obligon edhe sot që të punojmë pareshtur për përmbushjen e aspiratave tona”./V.Selimi/Arbresh.info/
Dialogu Kosovë–Serbi, Serwer: Kosova duhet të vazhdojë ta ke...
Do kryente sulme në Evropë, Turqia kap figurën e lartë të IS...
Sot vendoset gurthemeli për ndërtimin e Nënstacionit të ri n...
E martë me mot kryesisht të vranët, temperaturat deri në 8°C
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës