Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, konsideron se profesorët e Universitetit të Prishtinës dhe universiteteve tjera publike siç thonë në këtë këshill ‘të formuara gjatë fushatave elektorale’ nuk kanë asnjë arsye të vetme për grevë, si reagim i skajshëm i pakënaqësisë sepse krahasuar me universitetet publike të rajonit, të ardhurat i kanë shumë të larta kurse përgjegjësinë e kanë minimale.
“Përveç se mungojnë në ligjerata dhe se si suflerë i dërgojnë asistentët e tyre , tipari kryesor dallues i shumicës së tyre është flirtimi dhe bashkëjetesa me strukturat politike të pushtetit , pavarësisht se cila apo cilat parti janë në pushtet. “ Nobelistët “ e Universitetit të Prishtinës , jo rrallë herë kanë qenë supermen të vërtetë duke punuar në , deri shtatë ( 7 ) vende pune!”.
Ky këshill thekson poashtu se i janë drejtuar prindër që , për shkak të grevës në çerdhet publike , janë detyruar t’i dërgojnë fëmijët e tyre në çerdhet private dhe për këtë detyrohen të paguajnë mjete shtesë për faktin se ose duhet të paguajnë, ose duhet të mos shkojnë në punë.
“ Për këtë arsye KMDLNj ka kërkuar dhe kërkon të mos paguajnë për shërbime që nuk u ofrohen , përkatësisht të mos paguajnë për çerdhe publike për aq kohë sa atë refuzojnë të ofrojnë shërbime . Dhe , nëse çerdhet kërkojnë kompensim për shërbimet që nuk i kanë ofruar dhe për këtë përdorin kërcënimin se do t’i largojnë këta fëmijë nga çerdhja , prindërit duhet të bëjnë padi te organet përkatëse”, thonë në KMDLNj, transmeton Klan Kosova.
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...
Shkodër: Vdes në burg i dënuari me 25 vjet për vrasjen e gru...