Eden Hazard do të largohet nga Chelsea, gjatë afatit kalimtar të verës duke u transferuar në Real Madrid.
Eden Hazard ka arritur marrëveshje të pasur me Real Madridin.
E përditshmja sportive katalane “Sport” shkruan se mesfushori belg do të largohet nga Chelsea, gjatë afatit kalimtar të verës duke iu bashkuar klubit madrilen në pagë prej 14.5 milionë funte në vit, transmeton lajmi.net.
Hazard thuhet se tashmë ka negociuar kontratën e tij në Santiago Bernabeu me vlerë prej rreth 220 mijë funte në javë.
Shifra paraqet rritje prej vetëm 20 mijë funtesh në javë nga rroga e tij e tanishme në Chelsea por dëshira e tij për të shkëmbyer Londrën me Madridin thuhet të jetë e madhe.
Hazard mund të fitojë 3 milionë funte shtesë çdo sezon nëse Real Madrid fiton titullin në La Ligë, Ligën e Kampionëve dhe Copa del Rey
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...