Një analizë e thjeshtë e gjakut mund të parashikojë nëse një pacient do të zhvillojë sëmundjen e Alzheimerit deri në 16 vjet përpara fillimit të simptomave.
Duke matur ndryshimet në nivelet e një proteine në gjak, të quajtur zinxhiri neurofilament (NfL), hulumtuesit besojnë se çdo rritje e niveleve të proteinave mund të jetë një shenjë e hershme e sëmundjes, sipas studimit të botuar të hënën në revistën ‘Nature Medicine’.
NfL është një “shënues në gjak i cili jep një tregues të humbjes së qelizave nervore në tru”, shpjegoi studiuesi kryesor Mathias Jucker, profesor i biologjisë qelizore të sëmundjeve neurologjike në Qendrën Gjermane për Sëmundjet Neurodegjenerative.
“Sasia e neurofilamenteve që keni në gjak, tregon për madhësinë e dëmtimit të trurit’,’ tha ai.
Nuk ka ende trajtim efektiv për sëmundjen Alzheimer, por Jucker mendon se testi i ri i gjakut do të jetë “shumë i rëndësishëm për studimet klinike”.
Ai shpreson se testi do të lejojë kërkuesit të monitorojnë efektivitetin e trajtimeve të reja para se njerëzit të kenë filluar të përjetojnë simptoma.
Shqiptari befason sigurinë italiane, arratiset për herë të k...
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin